Rreth Nesh

Administratori i Shoqërisë “ASA 3D shpk” Z.Astrit AZISLLARI, koperon prej shumë vitesh ne fushën e ndërtimit. Kjo fale traditës familjare të shumë brezave të zonës së Oparit të rethit të Korçes, zonë nga e cila vjen edhe vetë Z. Azisllari.
Pas disa vitesh emigracioni në Greqi dhe marrjes prej andej edhe të një përvoje bashkohore të elementeve të ndërtimit, ne vitin 1996, Z.Azisllari kthehet në qytetin e Vlorës, ku jetonin prindërit e tij prej vitesh dhe vazhdoi punën në ndërtimin e pallateve të para shumëkatëshe në këtë qytet.
Drejtoi punimet në firmën “Hanxhari” në ndërtimet “Skelë – Vlorë”, në ndërtimin e Kishës Katolike Vlorë. Pas disa vitesh pune në drejtimin e punimeve, Z. Azisllari vendosi të merrte vetë përsipër me materialet e veta, ndërtimin e pallateve të banimit, si nënkontraktor.
Pas ndërtimit të disa objekteve shumëkatëshe me licesën e tij profesionale, Z. Azisllari në vitin 2007 themeloi shoqërine “Asa 3D shpk” e cila objekt të saj ka ndërtimin e objekteve të banimit private dhe publike, ndërtimin e rrugëve automobilistike të kategorive të ndryshme dhe veprave të artit, si nënkontraktor si dhe tregëtimin e veglave profesionale të punë.

Gjithashtu shoqëria “ASA 3D shpk” ka krijuar një emër të mirë në tregtimin e veglave profesionale të punës (Tools). Kështu shoqëria “ASA 3D shpk” në kategorinë Vegla Pune – “ASA 3D TEKNOMAT” është një adresë e njohur tashmë në tregun e veglave të punës, për cilësinë dhe garancinë e produkteve. Ajo ofron një gamë të gjerë artikujsh të firmave të njohura AEG, FORCE, METABO, BOSCH, , etj. të cilat lehtësojnë cdo ditë punën e ndërtuesve, e bëjnë më të sigurt dhe më konforte ndërtimin dhe proceset e punës, si në kompanitë e ndërtimit po ashtu edhe në punët e kryera vetë në shtëpi.
Shoqëria “ASA 3D shpk” ne kategorinë “Constructions” (ndërtime) ofron shërbimin e saj në ndërtimin e:

  • Objekteve të banimit publike, private, industriale dhe rezidenciale.
  • Rrugëve automobilistike të kategorive të ndryshme dhe veprave të artit .